Drejtues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës së fundmi patën kërkuar nga Qeveria e Kosovës që për disa arsye sërish të shtyhet regjistrimi i popullsisë për vitin tjetër.
Por, kryeministri Albin Kurti në konferencën për media të mbajtur orëve të pasditës së sotme, deklaroi se regjistrimi i popullsisë do të fillojë me 1 nëntor.
Kurti tha se ky vendim tashmë është marrë dhe se nuk ka tjetër.
“Regjistrimi që të fillojë me 1 nëntor dhe tani për tani nuk kemi tjetër vendim”, tha ai.