image “Refuzova 80 milionë euro për Aeroportin e Vlorës” - Valon Ademi godet rëndë Behgjet Pacollin dhe paralajmëron zbardhjen e skemës

Politikë

“Refuzova 80 milionë euro për Aeroportin e Vlorës” – Valon Ademi godet rëndë Behgjet Pacollin dhe paralajmëron zbardhjen e skemës

news image

Një përplasje me përmasa të mëdha politike e financiare ka shpërthyer publikisht, pasi biznesmeni Valon Ademi ka dalë me akuza të drejtpërdrejta ndaj Behgjet Pacolli, duke pretenduar se pas prapaskenave të Aeroportit të Vlorës fshihen interesa të errëta dhe tentativa për ta marrë nën kontroll një nga asetet më strategjike shqiptare.

Në një reagim eksploziv, Ademi pretendon se në shkurt të vitit 2025 i është ofruar një shumë marramendëse prej 80 milionë eurosh për ta dorëzuar aeroportin tek persona dhe struktura që ai refuzon t’i pranojë.

“Gabimi im i vetëm ishte se refuzova ta shes Aeroportin e Vlorës aty ku më kërkuan ta dorëzoja”, deklaron ai, duke lënë të kuptohet se pas gjithë zhvillimeve të fundit qëndron pikërisht ky refuzim.

Ademi e quan Pacollin “emisar” dhe “agjent të përdorur”, ndërsa pretendon se roli i tij ka qenë vetëm zbatimi i një misioni të parapërcaktuar për transferimin e kontrollit mbi aeroportin.

Sipas tij, personi kyç i gjithë operacionit është Bart Turtelboom, të cilin e përshkruan si “ekzekutor të skemës financiare dhe juridike” për marrjen e aeroportit.

“Ata mund të blejnë media, portale e mercenarë, por Aeroportin e Vlorës nuk do ta blejnë kurrë”, shkruan ai.

Ademi pretendon se për një kohë të gjatë ka zgjedhur heshtjen në respekt të institucioneve, duke pritur reagimin e organeve shtetërore, por shton se heshtja institucionale nuk do ta ndalë më të flasë publikisht.

Ademi ka thënë se Pacolli e ka kryer detyrën me përpikëri, sipas udhëzimeve, duke aluduar në oligarkë rusë.

“Ti detyrën tënde po e zbaton me përpikëri, sipas udhëzimeve. Ndaj, ti nuk ke faj që unë e refuzova ofertën tënde prej 80 milionë eurosh në shkurt të vitit 2025, për t’ia shitur aeroportin atyre që ti i di mirë. Madje, kur unë e refuzova atë ofertë pikërisht për shkak të asaj që ata përfaqësojnë, ti më the tekstualisht: “Mos u shqetëso, sepse pronar formal do të vazhdoj të figuroj Mabco.””, ka treguar Ademi.

Ademi i ka bërë thirrje Pacollit që të tregojë për marrëveshjen me Compartment Bernina.

“Refuzimi im i prerë atë natë është zanafilla e kësaj situate të cilën po e përballoj edhe sot. “Gabimi” im i vetëm ishte refuzimi për ta shitur Aeroportin e Vlorës atje ku ti kishe marrë urdhër ta dorëzoje”, ka thënë Ademi.

“Deri më sot, shumë detaje i kam mbajtur larg vëmendjes publike, duke pritur që organet kompetente të bëjnë detyrën e tyre, në mos atë ligjore, të paktën atë patriotike. E kam bërë betejën time në heshtje, në respekt të institucioneve. Por, edhe pse ata që duhej të reagonin heshtën, unë nuk do të ndalem, kurrë”, ka thënë biznesmeni nga Kosova.“Emisar, tregoj shefave të tu, se unë nuk shitem, nuk intimidohem, nuk frikësohem dhe nuk dorëzohem kurrë përballë tyre! Tregoju se paraja e tyre, për mua s’ka asnjë vlerë. Ata mund të blejnë gazetarë, media e portale, por Aeroportin e Vlorës nuk do ta blejnë kurrë”, e ka porositur Ademi.

Sipas pronarit të “2A Group”, ka thënë se Pacolli është i blerë e i komprometuar.

“Reagimi i tij po konsiderohet si një nga deklaratat më të forta të bëra ndonjëherë rreth prapaskenave të projektit të Aeroportit të Vlorës.”Ti emisar, edhe mashtrimet i bën për të mbuluar atë se çfarë në të vërtetë je, sepse ti nuk je emisar për një mision, por ti je agjent me mision të përjetshëm, sepse ti shpirtin edhe dinjitetin e ke shitur me kohë, e tash vepron me urdhra nga atje ku je shitur! Turp të qoftë emri Behgjet e mbiemri Pacolli!”, shkroi ai mes të tjerash.

Deri tani, Behgjet Pacolli nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve të rënda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/