Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Tarkan Ozdemir, vëllai i Drejtorit Menaxhues të Bankës “TEB” në Kosovë, Orçun Ozdemir, raporton Gazeta Sinjali.
Kërkesa për paraburgim është refuzuar si e pabazuar dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje për 40 ditësh, që nga momenti i ndalimit.
Ozdemir kërkohej nga autoritetet moldave për shkak të veprës penale “Mashtrimi Komercial”, vepër kjo e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, si “Mashtrimi i konsumatorëve”.