image Prizrenasi rrah nënën e vëllain derisa ishte në arrest shtëpiak, dërgohet në paraburgim

Siguri

Prizrenasi rrah nënën e vëllain derisa ishte në arrest shtëpiak, dërgohet në paraburgim

news image

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit apo familjarë të tjerë të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë i rëndë është raportuar të ketë ndodhur sot, rreth orës 8:10 në Prizren, ku është denoncuar një person për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se familja ishte në hall me të birin dhe kanë vendosur ta raportojnë në Polici, ku kanë rrëfyer dhunën fizike nga i dyshuari.

Sinjali mëson se i dyshuari ka qenë në arrest shtëpiak gjatë kohës kur dyshohet se ka rrahur nënën dhe vëllain e tij, të cilëve iu ka shkaktuar lëndime trupore me anë të goditjeve.

Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore e kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është intervistuar për rastin me të cilin ngarkohet. Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”.

Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor ku janë kryer procedurat e nevojshme dhe më pas është dërguar në paraburgim.

/GazetaSinjali/