image Refugjatja lind në mes të ishullit grek, sapo kishte zbarkuar nga skafi

Rajon

Refugjatja lind në mes të ishullit grek, sapo kishte zbarkuar nga skafi

news image

Një refugjate ka lindur në mes të ishullit grek, Mitilini ditën e sotme, menjëherë sapo ka zbritur nga skafi.

Refugjatja ishte nisur nga Turqia bashkë me shumë emigrantë të tjerë, të cilët hipën në skaf për një jetë më të mirë.

Sipas informacioneve në skaf ndodheshin 32 persona së bashku me nënën e re, e cila me të mbërritur në territorin grek lindi beben me ndihmën e grave që ndodheshin në zonë, shkruan abc.

Të gjithë emigrantët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe foshnja.

/GazetaSinjali/