Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dalë me një propozim për Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial e Zyrën e Kryeprokurorit të shtetit në lidhje me reformat në sistemin e drejtësisë.
KGJK, ka propozuar që të gjitha këto institucione të dalin me një deklaratë të përbashkët zotimi.
Sipas këtij propozimi këto institucione duhet të zotohen që të themelojnë grupe të përbashkëta pune për vlerësimin, konceptualizimin dhe draftimin e nismave ligjore me synimin e përbashkët për ta qartësuar amantamentuar dhe fuqizuar kuadrin ligjor, që kanë të bëjnë me reformat në drejtësi.