image Referendumi serb, Rakiq: BE-ja do ta tregojë fytyrën e vërtetë të dielën - Sinjali

Referendumi serb, Rakiq: BE-ja do ta tregojë fytyrën e vërtetë të dielën

news image

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili është edhe ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, ka deklaruar se BE-ja do të tregojë “fytyrën e vërtetë” të dielën lidhur me mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

Komentin ai e bëri pas takimit që bashkë me përfaqësuesit dhe deputetët e Listës e pati me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai tha se serbët në Kosovë duan të votojnë në referendum dhe “kërkojnë të drejta elementare, të cilat i kanë të gjithë – t’u mundësohet të shkojnë në kutitë e votimit”, shkruan Tanjug.

Rakiq tha se pret që Prishtina t’iu bindet vendeve të QUINT-it dhe “BE-ja do të tregojë fytyrën e saj të vërtetë të dielën, sepse thirrjet për Prishtinën janë thjesht një histori boshe”.

Pas takimit me Vuçiq, Rakiq u tha gazetarëve se biseda ka zgjatur shumë, sepse “temat kanë qenë serioze dhe kanë të bëjnë me serbët në Kosovë dhe më e rëndësishmja është sigurisht referendumi i ardhshëm”./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin