image Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, Komisioni i Organizimit publikon rezultatin

Shqipëri

Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, Komisioni i Organizimit publikon rezultatin

news image

Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale, pjesë e lëvizjes së Sali Berishës brenda Partisë Demokratike ka publikuar rezultatin përfundimtar në lidhje me pjesëmarrjen dhe votimin me referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës një ditë më parë.

Sipas këtij komisioni në procesin e votimit kanë marrë pjesë 43 mijë e 879 anëtarë të Partisë Demokratike në të gjithë vendin. Ndërkohë sipas tyre, pro shkarkimit kanë votuar 43 mijë e 385 anëtarë.

“Sot, më dt. 19 dhjetor 2021, në ora 11.00, u mblodh Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale për verifikimin e materialeve zgjedhore dhe miratimin e rezultatit përfundimtar të votimit në Referendumin për ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës”, thuhet në njoftim, raporton abcnews.al.

/GazetaSinjali/