image “Reduktoni kontaktet”, Angela Merkel video-mesazh publik për koronavirusin

Botë

Pandemia/ “Reduktoni kontaktet”, Angela Merkel video-mesazh publik për koronavirusin

news image

Koronavirusi ka alarmuar gjithë botën, tashmë edhe në vendin tonë janë konfirmuar pesë raste.

Përveç në Itali që shkaktori 1440 viktima, virusi vdekjeprurës po përhapet edhe në vendet e tjera të BE, si Francë, Gjermani, etj.

Kjo ka alarmuar Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ka dhënë mesazhin e parë për qytetarët e saj, pasi deri më tani janë shënuar katër viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar.

Përmes një video-mesazhi, Kancelarja Merkel iu bën thirrje qytetarëve të reduktojnë sa më shumë kontaktet me njëri-tjetrin.

“Është koha kur të gjithë mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin”, tha ndër të tjera Kancelarja në video-mesazhin e saj. /Gazeta Sinjali/