Koronavirusi ka alarmuar gjithë botën, tashmë edhe në vendin tonë janë konfirmuar pesë raste.
Përveç në Itali që shkaktori 1440 viktima, virusi vdekjeprurës po përhapet edhe në vendet e tjera të BE, si Francë, Gjermani, etj.
Kjo ka alarmuar Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ka dhënë mesazhin e parë për qytetarët e saj, pasi deri më tani janë shënuar katër viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar.
Përmes një video-mesazhi, Kancelarja Merkel iu bën thirrje qytetarëve të reduktojnë sa më shumë kontaktet me njëri-tjetrin.
“Është koha kur të gjithë mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin”, tha ndër të tjera Kancelarja në video-mesazhin e saj. /Gazeta Sinjali/