Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren janë duke protestuar para zyrave të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni”, në këtë qytet, shkruan Gazeta Sinjali.
Vendimi i Këshillit të banorëve për protestë erdhi pas shumë kërkesave që ata ia kanë adresuar ujësjellësit për reduktimet e ujit deri në 12 orë në ditë, por për të cilat thonë se nuk morën asnjë përgjigje.
Madje, ata thonë se nuk morën përgjigje as pas protestës së të hënës.