Përveç reduktimeve të rrymës, disa qytete e fshatra po ballafaqohen edhe me reduktime të ujit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lagja “Bajram Curri” në Prizren po përballet me mungesë të ujit për periudhë kohore prej 12 orëve.
Një sinjalizues i tha Sinjalit se në lidhje me këto reduktime do të organizojnë një protestë bashkë me banorët tjerë.
“Banorët janë duke u konsultuar së bashku me këshillin drejtues të lagjes për një protestë lidhur me mosfurnizimin me ujë dhe duke na reduktuar mbi 12 orë”, ka thënë ai për Sinjalin.