image Reciprociteti i targave, Sveçla jep detaje rreth shtimit të forcave policore në veri

Politikë

Reciprociteti i targave, Sveçla jep detaje rreth shtimit të forcave policore në veri

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se pas fillimit të zbatimit të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve, situata në veri të vendit është e qetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka shkruar se ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, si dhe sipas tij ky vendim ka për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë të automjeteve.

“Situata është e qetë. Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave”, ka shkruar ai në Facebook.

/Gazeta Sinjali/