image Reçica paralajmëron miratimin e projektligjit të ri i cili do të rregullojë statusin e personave me aftësi të kufizuara

Kosovë

Reçica paralajmëron miratimin e projektligjit të ri i cili do të rregullojë statusin e personave me aftësi të kufizuara

news image

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku është duke u diskutuar në lidhje me personat me aftësi të kufizuara, ka folur edhe ministri Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Sipas Reçicës, gjendja e deritanishme e personave me aftësi të kufizuar nuk përmbush realizimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore në kushte të barabarta me të tjerët.

Reçica ka thënë se, në kuadër të programit dhe misionit të MPMS ofrohen shërbime sociale dhe të përkujdeset 24 orësh për një numër të caktuar të personave me aftësi të kufizuara.

“Ndër objektivat tona kryesore është miratimi i projektligjit të ri gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar, përmes të cilit synohet të rregullohet statusi i personave me aftësi të kufizuara, të cilët në mungesë të hapësirave ligjore në fuqi nuk kemi arritur t’i përfshimë. Ky projektligj si dhe reforma e sistemit pensional në të cilën jemi duke punuar, do të rregullojnë 3 çështje kryesore; Vlerësimin e nevojave sipas kategorive, të drejtën në përfitime dhe ofrimin e shërbimeve sociale dhe shërbime në aftësim dhe punësim”, ka thënë Reçica.

Ministri Reçica, në fund të fjalës së tij ka thënë se shpreson shumë që ky debat do të shërbej për të rritur angazhimin dhe përkushtimin në funksion të mbështetjes së personave me aftësi të kufizuara.

/Gazeta Sinjali/