image Reçica mbledh Këshillin Ekonomik Social, flasin për pagën minimale dhe kontratën kolektive

Politikë

Reçica mbledh Këshillin Ekonomik Social, flasin për pagën minimale dhe kontratën kolektive

news image

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka mbajtur sot takimin e radhës së Këshillit Ekonomik Social, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në këtë takim është raportuar lidhur me pagën minimale në vend si dhe për draft-marrëveshjen për kontratën kolektive.

Komisioni Profesional për hartimin e draft-marrëveshjes për kontratën kolektive, ka raportuar për përmbajtjen e kësaj marrëveshje dhe nenet të cilat parashihen t’i avancojnë të drejtat e punëtorëve.

Ndërsa, ministri Reçica tha se do të marrin vendim së shpejti se kur do të propozohen këto iniciativa për miratim në qeveri.

“Pas diskutimeve të gjata dhe konstruktive nga pjesëmarrësit, ne si KES do të marrim vendim se kur dhe si, këto dy iniciativa do të propozohen për miratim në qeveri,” tha Reçica./Gazeta Sinjali/