image Receta që po shpërndahet kundër COVID-19 nuk është dhënë nga organizata e cila po pretendohet

Botë

Receta që po shpërndahet kundër COVID-19 nuk është dhënë nga organizata e cila po pretendohet

news image

Një recetë kundër koronavirusit është duke u shpërndarë nëpër rrjete sociale, si recetë e rekomanduar nga “Tata Health”, por kjo organizatë përmes një emaili është sqaruar se nuk kanë dhënë një rekomandim të tillë.

Kjo recetë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, e cila fillimisht erdhi si mesazh në “WhatsApp”, e tashmë ka kaluar edhe në rrjete të tjera sociale, kryesisht në “Facebook”.

Mesazhi vjen me një listë të gjërave që duhet të jenë pjesë e një pajisje mjekësore anti-COVID dhe duhet të jenë të disponueshme në çdo familje.

Lista përfshin ilaçe të tilla si Paracetamol, ilaçe të vitaminës C dhe D3, B-komplekse , kapsula avulli, Betadine për gargarë të gojës, oximetër pulsi për matjen e niveleve të oksigjenit, dhe cilindra oksigjeni së bashku me aplikacionin e qeverisë Aarogya Setu.

Në një mesazh me email drejtuar “The Logical Indian”, organizata “Tata Health” sqaroi se mesazhi që përcillet është i rremë dhe nuk është shpërndarë ose krijuar nga organizata.

“Ky mesazh i veçantë në lidhje me pajisjet mjekësore  anti-COVID për të cilin ju referoheni është i rremë dhe nuk është shpërndarë ose krijuar nga Tata Health. Sidoqoftë, lidhja në mesazh është e saktë dhe çon në një shërbim të ofruar nga ne”, ka shkruar Zëdhënësi për Tata Health./ Gazeta Sinjali/