image Rebiq sanksionohet me dëbim për 6 muaj?

Futboll

Rebiq sanksionohet me dëbim për 6 muaj?

news image

Futbollisti kroat, Ante Rebiq, po pret sanksionet e Federatës vendase për shkak të sjelljeve të papërshtatshme pas eliminimit në EURO 2020.

Rebiq përballet me një dëbim gjashtë-mujor nga ekipi kombëtar kroat, përveç një gjobe prej 600 deri në 5 mijë e 300 euro nëse merr një raport nga përzgjedhësi Zlatko Daliq ose punëtorët kompetentë, raportojnë mediat kroate.

Kodi i Sjelljes i Federatës së Futbollit të Kroacisë thotë se lojtarët nuk lejohen të japin deklarata që dëmtojnë federatën, por edhe futbollin në përgjithësi.

Rebiq bëri kritika në Instagramin e tij për të gjithë ekipin kombëtar dhe posaçërisht për përzgjedhësin Daliq.

“Në fund të fundit, nuk ka rëndësi se kush është ‘fajtori’. Fakti është që ne kemi qenë duke dh*… 2-3 vjetët e fundit. Personalisht, më vjen keq që nuk kishim dikë që të përdorte këtë brez të talentuar + dy gjeni (L dhe M) për të bërë diçka (shumë) më shumë në këtë kampionat”, shkroi ai./Gazeta Sinjali Sporti/