image Realizohet plani i gatuar prej muajsh, Blerim Isufaj që akuzohej për listat e veteranëve, zgjedhet në krye të Prokurorisë Speciale

Kosovë

Realizohet plani i gatuar prej muajsh, Blerim Isufaj që akuzohej për listat e veteranëve, zgjedhet në krye të Prokurorisë Speciale

news image

Ky proces dyshohet se është shoqeruar me së paku dy parregullsi, një që rregullorja për zgjedhjen e kryprokurorëve ka qenë antikushtetuese dhe dy, që në komisonet relevante dhe në votim ka marr pjesë edhe Ikramije Bojaxhiu, për të cilën është raportuar në media se ka lidhje të afërta shoqërore me Blerim Isufajn.

Blerim Isuafj, i cili u zgjodh sot kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, ishte denoncuar më herët nga ish-prokurori Elez Blakaj për ndërhyrje në rastin e fryrjes së listës së veteranëve.

Blakaj, e akuzonte Isufajn për presion që të mos e fuste në aktakuzë, ish-ministrin e FSK-së, Rrustem Berishajn.

“Më vjen keq edhe për z. Blerim Isufi për të cilin kam pas respekt, por thjeshtë dua t’ja bëj me dije se provat ishin ato të cilat nuk më lejonin ta hiqja nga aktakuza z. Rrustem Berishen, përkundër insistimit të tij!”, kishte shkruar Blakaj, në letrën e dorëheqjes.

Blerim Isufaj pas mbledhjes së KPK-së ku ishte diskutuar dorëheqja e Blakajt pati thënë shkurt: “Nuk kam koment absolut, nuk ndërhyj kurrë dhe nuk komentoj më tepër”.

Kujtojmë se bashkëshortja e Rrustem Berishës është punësuar në KPK, në kohën sa ajo drejtohej nga Blerim Isufaj.

Pavarësisht kësaj akuze publike, Këshilli Prokurorial i Kosovës, pas dy dështimeve të mëhershme, zgjodhi Blerim Isufajn në krye të PRSK-së me 10 vota për. Në garë ishte edhe prokurori Haki Gecaj që nuk arriti ta marr asnjë votë nga anëtarët e KPK-së.

Kujtojmë se në momentet e fundit nga gara ishte tërhequr anëtarja e KPK-së, Ikramije Bojaxhiu, për të mos ia rrezikuar Blerim Isufajt votat për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ky proces dyshohet se është shoqeruar me së paku dy parregullsi, një që rregullorja për zgjedhjen e kryprokurorëve ka qenë antikushtetuese dhe dy, që në komisonet relevante dhe në votim ka marr pjesë edhe Ikramije Bojaxhiu, për të cilën është raportuar në media se ka lidhje të afërta shoqërore me Blerim Isufajn, duke paraqitur konflikt interesi.

Madje, burime nga KPP thonë se kjo zgjedhje do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për shkak të këtyre shkeljeve dhe parregullsive.

Mediet, më herët kishin raportuar se para  disa muajve ishte arritur një konsensus brenda Këshillit Prokurorial dhe Prokurorisë së Shtetit sipas të cilit protagonisti i skandalit të përgjimeve “Dosja e Shefave”, Bahri Hyseni, pritej të zgjedhej kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, në vend të Blerim Isufaj. Kurse Blerim Isufaj, nga ana tjetër pritej të zgjedhej kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, cështje kjo që u zyrtarizua sot duke e rrumbullaksuar procesin e rrokadës në krye të sistemit gjyqësor.

Blerim Isufaj do ta pasojë Reshat Millakun, i cili ka arritur moshën e pensionit./Gazeta Sinjali/