image Hoti-Veselit: Listat e veteranëve nuk pastrohen nga ata që i kanë fryer

Kosovë

Hoti-Veselit: Listat e veteranëve nuk pastrohen nga ata që i kanë fryer

news image

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka replikuar ndaj deklaratës së kreut të PDK-së Kadri Veseli se do t`i pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së.

Hoti ka thënë se këtë gjë nuk mund ta bëjnë ata që vetë i kanë fryer.

“Listat e veteranëve nuk pastrohen nga ata që i kanë fryer, por nga prokuroria”, ka theksuar Hoti në profilin e tij në facebook.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, ka bërë të ditur se për tu arritur kjo, mjafton që prokurorët të mos kërcënohen.

Kohë më parë, prokurori Elez Blakaj  i cili po hetonte fryerjen e listave të veteranëve kishte denoncuar publikisht ndërhyrjet politike në punën e tij.

Ai ishte detyruar të jepte dorëhëheqje dhe ta lëshonte Kosovën duke kërkuar strehim në SHBA.

Pas këtij veprimi prokurori Blakaj ishte fyer dhe kërcënuar nga kryeministri tashmë në detyrë Ramush Haradinaj dhe ish- kryeparlamentari Kadri Veseli./Sinjali/