image Blakaj denoncon ndërhyrjet e Lumezit: “Sigurohet të të thërras përmes njerëzve të afërt në zyrë ose telefonave të tyre..."

Kosovë

Drejtësi/ Blakaj denoncon ndërhyrjet e Lumezit: “Sigurohet të të thërras përmes njerëzve të afërt në zyrë ose telefonave të tyre…”

news image

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj përmes një statusi në facebook, ka përshkruar varshmërinë që sipas tij e ka kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, ndaj siç ka thënë, padronëve të tij.  

Duke qenë për një kohë të gjatë ish bashkëpunëtor i tij, Blakaj ka thënë se kryeprokurori i shtetit  është në varshmëri të njerëzve të profilit të lartë të akuzuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, në raste të tilla kryeprokurori përpiqet që të ndërhyjë duke bërë presion dhe tentuar që t`i arsyetoj veprimet kundërligjore duke u thirrur në imunitetin e zyrtarëve publikë.

Tërë këto veprime, sipas Blakajt, ish eprori i tij i bën duke tentuar të sigurohet që t`i fsheh gjurmët e ndërhyrjes përmes njerëzve të afërt në zyrën e tij ose telefonave të tyre.

Blakaj ka bërë të ditur se Lumezi kërkon pyetjet nga prokurorët se për çfarë konkretisht do t`i pyesin zyrtarët e lartë shtetërorë lidhur me veprat e caktuara penale me të cilat akuzohen, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai thekson se në rastet kur nuk merr përgjigje nga prokurorët, Lumezi  kërcënon vartësit me masa disiplinore për shkak se siç thekson Blakaj, duhet tu jap llogari padronëve të tij.

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës që u largua për në SHBA, Elez Blakaj, ka thënë se Lumezin nuk e merr askush seriozisht dhe se lufta e vetme që bën ai kundër krimit dhe korrupsionit janë deklaratat e tij  publike, shkruan Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/

Më poshtë lexoni statusin e plotë të prokurorit Elez Blakaj:

“Mos e vet se t’kallxon vet”

Përseri paska fol Lumezi a…, përseri e ka përmend emrin tim, nuk po besoj!

More ky “nuk merret me deklarata publike se nuk ka kohë, sepse është tepër i zënë duke vepruar e luftuar krimin e korrupsionin, në veçanti atë të profilit të lartë”. “Vend nuk do mi lanë, e myti… e myti… të lumtë!!!”

Po nuk ke si ta quash ndryshe punën e tij, kur flasim për korrupsionin e profilit të lartë, përveç se deklarim publik, përpjekje kjo për ta vënë në lajthim opinionin publik, e edhe më gjerë. Po nuk te shitën këto përralla ma, sepse raportet e institucionet me kredibile në fytyrë, po ta thonë…. Po kujt m’ja thënë more, duhët mo pas fytyrë se pari!

Ani kur thirret në dispozita ligjore dhe përpjeket ti interpretoj ato!!!

POR, një gjë është e saktë në atë ç’farë paska deklaruar, nuk mund ta mohoj!

Sa herë thirrën njërëzit e profilit të lartë (se për tjerët nuk po vlejkan dispozitat ligjore, as konsultimet..) qoftë si DESHMITAR apo të DYSHUAR, ai SHQETËSOHËT SHUMË dhe mënjeherë të thërret në zyrë,…. sigurohet të të thërras përmes njerëzve të afërt të tij në zyrë ose përmës telefonave të tyre, sigurohët me çdo kusht se duhet shkuar po atë ditë (sepse e ka obligim ti kthej informacionet mënjeherë), sigurohet mirë se kush mund të hyj në zyrë në atë moment kur të therrët, pastaj sigurohet pse dhe në çfarë cilësie është ftuar zyrtari i lartë, mundohet ti arsyetoj veprimet e tyre me imunitet dhe KAPAKU është kur ti kërkon pyetjet se për çfarë konkretishtë do ta pyesesh zyrtarin e lartë shtetërorë lidhur me veprën e caktuar penale, SEPSE thjeshtë “i vjen keq për ta”, e ka dëshirë që të vinë sa me të përgatitur…… e krejtë strategjia i prishet kur nuk i merr ato informacione të cilat i kërkon, e pastaj… fillon e ulurin duke të të kërrcnuar me masa disciplinore…. I kuptushëm reagimi I tij…. sepse e din që duhet dhënë llogari para padrodve të tij, nuk është e lehtë!

O zotni, largë detyrave dhe përgjegjesive ligjore je, mos fol se u bane gazi i botës, askush nuk po të merr seriozishtë ma, madje as mercenarët tuaj sepse edhe ata e din SHUMË MIRË se sa vlenë, e lerë më opinioni publik