Real Madridi dhe Sergio Ramos ende nuk janë pajtuar rreth kontratës së re, teksa largimi i tij tani duket edhe më i mundshëm, transmeton Sporti në Sinjali.
Së fundmi, ‘ABC’ ka raportuar se klubi mbretëror dëshiron që kapiteni i tyre të mbetet edhe më tej në skuadër, por vetëm nëse pranon një ulje të pagës.
Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, thuhet se dëshiron që Ramos të zgjasë kontratën edhe për një vit, por me një ulje prej 10% të pagës.
Kurse, 34 vjeçari thuhet se dëshiron të zgjasë kontratën edhe për dy vite tjera, por që paga e tij të mbetet e njëjtë.
Ndryshe, për Sergio Ramos interesim besohet se kanë shprehur klubet si Juventus, Manchester City e Paris Saint-Germain.