image Reali do ta ketë vështirë ndaj Cityt, statistikat e Guardiolas ndaj madrilenëve

Futboll

Sport/ Reali do ta ketë vështirë ndaj Cityt, statistikat e Guardiolas ndaj madrilenëve

news image

Manchester City do të luajë kundër Real Madridit në 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është përballur disa herë me Realin në kohën kur ishte në stolin e Bayern Munich dhe Barcelonës.

Tekniku spanjoll ka rezultate pozitive ndaj gjigantit spanjoll, pasi ka arritur t’i mposhtë nëntë herë, katër barazime dhe katër humbje.

Në herën e fundit që Guardiola është përballur me “Los Blancos” ishte gjysmëfinale e vitit 2014, gjysmëfinale në të cilën u mposht me rezultat të thellë 5 – 0.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të zhvillohen në më datat 18/19 dhe 25/26 shkurt ndërsa ato të kthimit më 10/11 dhe 17/18 mars.