Talenti francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe vazhdon të mbetet një objektiv i madh për Real Madridin.
Mbretërit po përjetojnë një fillim sezon të përzier dhe drejtuesit e klubit vazhdojnë të interesohen për përforcime të reja.
Përveç këtij sezoni, drejtuesit e Realit po mendojnë edhe për të ardhmen, ku kanë si objektiv primar talentin e PSG-së, Mbappe.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Los Blancos kanë caktuar verën e vitit 2021 si koha kur do të provojnë transferimin e talentit francez.
Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez mbetet i vendosur për të transferuar francezin, por klubi është i gatshëm të presë derisa vlera e tij të bjerë për ta nënshkruar.
Mbappe është nën kontratë me PSG-në deri në vitin 2022 dhe Reali shpreson se ai do t’i rezistoj çdo oferte për një zgjatjeje të kontratës për të siguruar që çmimi i tij i transferimit të bjerë ndërsa marrëveshja e tij aktuale i afrohet përfundimit.