image Real Madridi kampionatin e mbyll në një stadium tjetër

Futboll

Futboll/ Real Madridi kampionatin e mbyll në një stadium tjetër

news image

Real Madridi po vlerëson seriozisht mundësinë që të largohet nga mitiku “Santiago Bernabeu” dhe t’i luajë ndeshjet si pritës të kampionatit në “Ciudad Deportiva de Valdebebas”, qendra stërvitore e skuadrës kryeqytetase, që ka në të dhe stadiumin “Afredo di Stefano”, një impiant i vogël me kapacitet prej 6 mijë vendesh, ku luan ndeshjet e tij Real Madrid Kastija, ekipi B i “mbretërorëve”.

E gjithë kjo bëhet me synimin e vetëm për të përshpejtuar punimet në stadiumin historik duke qenë se sfidat e mbetura do të luhen pa tifozë.

“Santiago Bernabeu” është në fazë rikonstruksioni, ndaj drejtuesit madrilenë kanë menduar për këtë zgjidhje.