image Real Madridi fiton Superkupën e Evropës, barazon rekordin e Barcelonës dhe Milanit

Futboll

Real Madridi fiton Superkupën e Evropës, barazon rekordin e Barcelonës dhe Milanit

news image

Real Madridi ka triumfuar në finalen e Superkupës së Evropës për vitin 2022.

Madrilenët kanë mposhtur në finale skuadrën gjermane Eintracht Frankfurt me rezultat solid 2-0.

David Alaba ishte njeriu që zhbllokoi sfidën, duke realizuar një gol të lehtë me portën e boshatisur në minutën e 37-të.

Karim Benzema dyfishoi epërsinë në minutën e 65-të të ndeshjes, për të shënuar golin e tij të 324-të me Real Madridin, duke e tejkaluar legjendën Raul.

Ky është trofeu i pestë i fituar i Superkupës së Everopës nga Real Madridi, duke barazuar rekodin e Barcelonës dhe Milanit.

Real Madrid fitoi Superkupën e UEFA-s për herë të parë në vitin 2002 dhe më pas dominoi midis 2014, 2016, 2017, dhe 2022.

Madrilenët ishin gjithashtu tre herë nënkampionë, mes viteve 1998, 2000 dhe 2018.

/GazetaSinjaliSport/