image Real Madrid reagon për Thibaut Courtois

Futboll

Sport/ Real Madrid reagon për Thibaut Courtois

news image

Skuadra e Real Madridit ka përgënjeshtruar raportimet e medieve në lidhje me portierin Thibaut Courtois.

Mediat spanjolle që nga ndeshja e Real Madridit me Club Brugge, kanë raportuar se portieri Courotis, ka filluar të ketë ankth.

Për këto raportime ka vendosur të reagojë skuadra e portierit, ku kanë mohuar ato që janë shkruar.

Lojtari jonë nuk është diagnostikuar me një situatë të ankthit siç pretendohet, ai informacion është i rremë”, thuhet në reagimin e Realit.

Sipas njoftimit,ai është diagnostikuar dhe trajtuar për gastroenteritinë akute me dehidrim, gjë e cila i bëri të pamundur përfundimin e ndeshjes të martën./Gazeta Sinjali/