image Real Madrid mposhtë Osasunën, vazhdon t’i bëjë presion rivalit Atleticos

Futboll

Real Madrid mposhtë Osasunën, vazhdon t’i bëjë presion rivalit Atleticos

news image

Real Madridi mposhti Osasunan në kuadër të javës së 34-të të La Ligas, transmeton Sinjali Sport.

“Los Blancos” arritën fitore të pastër me rezultat 2-0.

Dy futbollistët brazilian Eder Militao dhe Casemiro shënuan në fitoren e rëndësishme të mbretërve.

Real Madridi me këtë triumf mban hapin në luftën për titullin e La Ligas dhe është vetëm dy pikë larg Atletico Madrid që është në krye të tabelës.

Osasuna me këtë humbje mbet në pozitën e 11-të me 40 pikë të grumbulluara. /Gazeta Sinjali Sporti/