image Real Madrid ia kujton Messit "dështimin" para ndeshjes së sotme

Futboll

Real Madrid ia kujton Messit “dështimin” para ndeshjes së sotme

news image

Real Madridi dhe Paris Saint Germain do të përballen sonte në “Santiago Bernabeu” të Spanjës në ndeshjen kthyese në kuadër të Champions Leauge.

Ndeshja e parë përfundoi në të mirë të parisienëve të cilët fituan 1:0 pas golit të Mbappes.

Në ndeshjen e parë ani pse fituan, Messi dështoi të shënonte nga pika e bardhë kundër ish-rivalëve të tij.

Por, klubi nga Madridi është përkujdesur që para ndeshjes së sotme t’ia përkujtojë huqjen e penalltisë që e bëri argjentinasi.

Llogaria zyrtare e klubit madrilen ka publikuar videon ku Messi dështon ndërsa lojtarët e Real Madridit festojnë me portierin e ekipit.

/GazetaSinjaliSporti/