Miroslav Ivanoviq, vëllai i politikanit të vrarë Oliver Ivanoviq, deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislav Gashiq se e di se kush e vrau Oliverin e sheh si “justifikim politik” dhe terren për duel politik.
Ivanoviq tha se nuk është e nevojshme që rasti i vëllait të tij të përdoret në këtë mënyrë.
“Nuk ka nevojë të përdoret në atë mënyrë ky rast dhe të dhënat nga ai rast, që padyshim nuk janë aq të reja. Ato datojnë nga disa kohë më parë. Ky rast po përdoret për arsyetime politike apo kusuritje”, thotë Ivanoviq.
Siç raporton “Nova.rs” Ivanoviq tha se bëhet fjalë për një histori që ka vlerën e vet dramatike dhe dihet se çfarë bëhet në raste të tilla.
“Është interesante që kjo shfaqet në këtë periudhë. Nëse ai informacion është tashmë i disponueshëm, pse nuk është ndarë me familjen apo në opinion, por përdoret në parlament në disa duele politike,” tha Ivanoviq.
Ndryshe, Gashiq, ka deklaruar sot në Kuvendin se Serbisë se e dinë kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit dhe nën mbrojtjen e kujt ndodhet.