image Reagon Sindikata e Telekomit pas vendimit të Kushtetueses: “Na u bë goditja e radhës”

Kosovë

Reagon Sindikata e Telekomit pas vendimit të Kushtetueses: “Na u bë goditja e radhës”

news image

Ka reaguar Sindikata e Telekomit të Kosovës pasi Gjykata Kushtetuese dje ka refuzuar ankesën e Telekomit dhe kërkesën për vendosje të masës së përkohshme në mënyrë që të parandalohet ekzekutimi i aktvendimit të Themelores së Prishtinës, me të cilin Telekomi detyrohet që t’i paguajë operatorit Z-Mobile shumën prej mbi 24.6 milionë euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Telekomi thotë se me këtë vendim, “u bë goditja e radhës nga Institucionet e Drejtësisë”.

Sindikata e punëtorëve të PTK-së i ka dhenë afat Qeverisë në detyrë që deri më 5 shkurt t’i plotësojë kërkesat e tyre, në të kundërtën do të nisin me hapat sindikal.

“GJK në vendim i ka jep të drejtë aktvendimit të Gjykatës së Apelit dhe ka hedh poshtë pretendimet e parashtruesit Telekomit të Kosovës Sh.A. FSP-PTK ketë vendim ka pritur me shqetësim të madh, sepse Telekomit të Kosovës ju është bëre goditja e radhës nga Institucionet e Drejtësisë”, thuhet në reagim.  

FSP-PTK thotë se çdoherë ka bërë përpjekje përmes aktiviteteve të saj, të informojnë për dëmin e shkaktuar nga marrëveshja me Dardafon.net (ish z-Mobile) dhe jo vetëm.

Aktivitetin tonë sindikal kemi shtrirë me denoncimet në krimet ekonomike, prokurori dhe në Gjykata për secilën kontratë që kemi dyshuar së është e dëmshme për Telekomin. Njëkohësisht, këto parregullsi, shkelje dhe kontrata/marrëveshje të bëra nga Bordet dhe Menaxhmentet, i kemi informuar përmes shkresave zyrtare dhe takimeve te shumta që kemi zhvilluar me të gjitha Qeveritë e Republikës së Kosovës, Grupet parlamentare, Arkep dhe të gjitha mekanizmat që kanë për detyrë dhe përgjegjësi mbikëqyrjen e Telekomit të Kosovës Sh.A”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Tutje, theksohet FSP-PTK mbrëmë ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm për gjendjen e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjatë takimit kemi diskutuar hapat që do t’i ndërmarrim, karshi heshtjes së Qeverisë së Kosovës për dëmet që po i shkaktohen Telekomit çdo ditë. FSP-PTK çdoherë ka reaguar përmes mediave, protestave dhe grevave kundër çdo vendimi që kanë cenuar vendet tona të punës dhe së bashku kemi arritur rezultate pozitive, prandaj FSP-PTK kërkon të jeni të gatshëm që në momentin e thirrjes nga ana e jonë, të jemi më të bashkuar si asnjëherë me parë dhe mos të lejojmë që klanet që kanë për synim të falimentojnë Telekomin dhe t’i lënë pa punë dhe paga punëtoret”, thuhet tutje.  

FSP-PTK thekson se do t’i ndërmarrë të gjithë hapat sindikal në rast që Qeveria deri me datën 05.02.2021 nuk do të merr parasysh kërkesën e tyre.

“Kërkesa jonë është të ndalen sulmet prej të gjitha grupeve të interesit ndaj Telekomit dhe frikën që përjetojnë punëtoret për humbjen e vendeve të punës”, thuhet tutje në reagim. /Gazeta Sinjali/