image Reagon qeveria: Letra e Kurtit për Mike Pence nuk kishte të bënte me Grenellin, por me Thaçin

Kosovë

Politikë/ Reagon qeveria: Letra e Kurtit për Mike Pence nuk kishte të bënte me Grenellin, por me Thaçin

news image

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas raportimeve se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar letër Zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, ku i është ankuar për Ambasadorin Grenell.

Këto interpremtime Kryeziu i ka quajtur tendencioze dhe thotë se nuk nuk përfaqësojnë përmbajtjen e letrës, shkruan Gazeta Sinjali.

 Sipas tij, Kurti përmes kësaj letre ka shprehur shqetësim për planet e Presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territorial.

“Kryeministri Kurti nuk është ankuar për Ambasadorin Grenell, por ka shprehur shqetësimin e tij mbi planet e Presidentit Thaçi për shëmbim territorial, eufemizën për ndarje të Kosovës, për të cilat nuk e ka informuar si duhet Ambasadorin Grenell. Raportimi se Kryeministri Kurti i është ankuar Zëvendës Presidentit Pence për Ambasadorin Grenell është interpretim tendencion dhe nuk përfaqëson përmbajtjen e kësaj letre”, ka shkruar Kryeziu në profilin e  tij zyrtar në Facebook.

Më tej, ai ka shtuar se Kryeminstri Kurti poashtu e ka njoftuar Zëvendës Presidentin Pence lidhur me zhvillimet politike në vend dhe gatishmërinë e treguar nga Presidenti Thaçi dhe partitë opozitare për të vepruar kundër vullnetit të qytetarëve të shprehur qartë më 6 tetor 2019 dhe kundër parimeve kushtetuese dhe demokratike duke tentuar të shmangen zgjedhjet e parakohshme./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/135884344702388