image Reagon pronari i mishtroes në Gjilan që derdhi gjakun në lum: Do t'i padis mediat

Kosovë

Reagim/ Reagon pronari i mishtroes në Gjilan që derdhi gjakun në lum: Do t’i padis mediat

news image

Pronari i mishtores “Gazi” në Pasjak të Gjilanit ka reaguar pas raportimit të mediave se, kjo mishtore po derdh gjakun e kafshëve të therura në lumin e këtij fshati.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, pronari i kësaj mishtoreje tha se videoja që u publikua gjatë ditës së djeshme është video shumë e vjetër. Sipas tij, ripublikimi i asaj videoje është bërë me tendencë nga dikush, pasi kjo mishtore sapo ka hapur një pikë të re.

“Unë i pata edhe ata të ministrisë. Ajo video është shumë moti. E kanë publiku tash me tendencë, për shkak se e kemi hapë tani një pikë të re, e kanë publiku prapë me qëllim”, tha ai.

Ai gjithashtu paralajmëroi se do t’i padisë mediat të cilat e kanë publikuar lajmin./Gazeta Sinajli/