Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook Meta i ka shprehur ngushëllime familjes së tij.
Ai e ka quajtur humbje të madhe vdekjen e ish-presidentit.
Ai shkruan se presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.
“Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion”, ka shkruar ai.
“Të prehet në paqen e merituar”, ka thënë Presidenti Ilir Meta.