Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit, Avdullah Hoti për mbylljen totale të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Jo mbyllje”, ka shkruar Rukiqi në llogarinë e tij në Facebook.
Kreu i qeverisë në një intervistë për REL, tha se jemi të detyruar të shkojmë drejt masave ekstreme, duke përfshirë edhe mbylljen totale.
Ai tha se i kupton shqetësimet e bizneseve, por se primar është “ruajtja e shëndetit publik”.
“Gjendja është vërtetë e rëndë, tepër e rëndë. Numri i rasteve të reja është tepër i lartë edhe jemi gati në limitet e kapaciteteve që kemi në spitalet tona. Jemi të detyruar të marrim masa që janë bukur drastike. I kemi ndërmarrë disa masa deri më tash, disa masa pak më strikte vikendin e kaluar dhe tash jemi duke i përgatitur masat të cilat besoj për dy ditë hyjnë në fuqi sepse jemi duke i kryer disa konsultime të nevojshme brenda organizatave të ndryshme, me bizneset, me odat ekonomike, me grupe të ndryshme që i prekin kryesisht këto masa, por jemi të detyruar t’i ndërmarrim masa”, ka thënë Hoti./Gazeta Sinjali/