image Vdes ekonomisti i shquar dhe ish-kryetari i OEK, Ismajl Kastrati

Sociale

Vdes ekonomisti i shquar dhe ish-kryetari i OEK, Ismajl Kastrati

news image

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka vdekur në moshë 79-vjeçare ekonomisti i shquar Ismajl Kastrati, i cili nga viti 1999 deri në vitin 2005 ishte kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe nga viti 1999 deri në vitin 2002 ishte anëtar i Këshillit Tranzitor të Kosovës.

Po ashtu, në vitin 1999, Kastrati kishte shërbyer si zëvendësministër për Ekonomi dhe Financa në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.

Gjatë periudhës 1992 deri në vitin 1999, Kastrati ishte zyrtar në Këshillin Qendror të Kosovës për Financa, fillimisht duke shërbyer si Kryetar i Komisionit pdhe pastaj si Kryetar i Këshillit.

Ai është autor i shumë botimeve që kanë të bëjnë me fushën ekonomisë dhe më gjerë.

Kastrati ka lindur në Hogosht të Kamenicës dhe vinte nga një familje me traditë kombëtare. Për shkak të aktivitetit politik, ai ishte burgosur në vitet e ’90-a nga regjimi serb.

I ndjeri ka lënë pas vetes gruan dhe katër fëmijë.

Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 16 dhjetor2022 në orën 12:00 në varrezat e kryeqytetit të Prishtinës në lagjen Arbëri.

/GazetaSinjali/