image Takimi i Odës Ekonomike me parlamentarët zviceranë, flasin për tregtinë e lirë Kosovë-EFTA

Biznes

Takimi i Odës Ekonomike me parlamentarët zviceranë, flasin për tregtinë e lirë Kosovë-EFTA

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, e ta takuar sot delegacionin e parlamentarëve zviceranë, të cilët janë anëtarë të Komisionit parlamentar të “European Free Trade Association”, e që po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të negociatave për një marrëveshje për tregti të lirë mes Kosovës dhe EFTA-s.

Rafuna ka thënë se nga bashkëpunimi midis tyre, do të ketë përfitim të ndërsjellë.

“Kryetari Rafuna u shpreh se nga bashkëpunimi mes Kosovës dhe EFTA-s do të përfitonin të dyja palët si dhe foli për fushat kryesore në të cilat po zhvillohen bizneset kosovare”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

“Bizneset kosovare janë duke depërtuar në tregun evropian dhe më gjerë”, ka thënë Rafuna i cili ftoi që Kosova të përkrahet në nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë me EFTA-n.

“Zvicra është ndër përkrahësit e mëdhenj të Kosovës. Përkrahja për një marrëveshje me EFTA-n do të kontribuonte që bizneset kosovare të rriten dhe të kontribuojnë edhe më shumë në stabilitetin e Kosovës”.

Delegacioni zviceran, i përbërë nga Benedikt Wurth, në cilësinë e kryesuesit të delegacionit, si dhe deputetët Hannes Germann dhe Hans-Peter Portmann, u shprehën të interesuar në çështjet zhvillimore të Kosovës.

/GazetaSinjali/