image Reagon Klitschko: Nëse Rusia sulmon Ukrainën, do të marr mitralozin dhe të nisem në luftë

Botë

Reagon Klitschko: Nëse Rusia sulmon Ukrainën, do të marr mitralozin dhe të nisem në luftë

news image

Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë në boks, Vitaly Klitschko që njëherit është edhe kryetar i Kievit ka reaguar përsëri në lidhje me sulmin e mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Klitschko tha se nëse fillon sulmi rus atëherë do të marrë mitralozin dhe do të dalë në luftë.

“Nëse fillon agresioni rus, si ish-ushtar do të marrë mitralozin dhe të nisem në luftë”, deklaroi Klitschko.

Po ashtu, ditë më parë pati reaguar rreth një vendimi të Gjermanisë për të dërguar helmeta ushtarake në Ukrainë.

“Pesëmijë helmeta, duhet të jetë shaka. Çfarë do të na dërgojë Gjermani tjetër si përkrahje? Jastëkë”, tha Klitschko. /GazetaSinjali/