Patriarku serb Porfirje, ka reaguar pasi iu ndalua hyrja në Republikën e Kosovës.
Ai thotë se “Kosova është shtëpia e tij”, duke shprehur dëshprim që nuk iu realizua vizita propagandistike.
“Dyert e shtëpisë sime janë të mbyllura për mua dhe i lutem Zotit që të zhbllokojë zemrat e atyre që i mbyllën dhe që dashuria e Krishtlindjes dhe lindja e Shpëtimtarit të prekë mendjet dhe ndërgjegjen e të gjithë njerëzve”, ka thënë ai, ka raportuar Kosovo-Online.
Ai thotë se ka udhëtuar kurdo, por nuk e ndien vetën si në Kosovë.
Pas ndalimit të vizitës së tij, Beogradi ka nisur propagandën.
Të dielën ka pasur tension në Veri, ku është shtënë në drejtim të një patrulle KFOR’it.