Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas sulmeve terroriste në Vjenë, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti tha se Kosova lutet për viktimat dhe për familjet e tyre.
Ai deklaroi se qëndrojnë pranë aleatëve austriakë dhe bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit.
“Tronditëse lajmet për sulmet terroriste në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë austriakë dhe bashkësisë ndërkombëtare në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, shkroi Hoti në Facebook./Gazeta Sinjali/