Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i është përgjigjur deklaratave të zëvendës kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se Haziri ka blerë vota nga Lista Serbe, shkruan Gazeta Sinjali.
Haziri deklaratën e Bislimit e ka konsideruar si vlerësim të rrezikshëm politik.
“Sa i përket deklaratës së zëvendëskryeministrit, LDK në Gjilan ka dalë shume mirë. Nuk ka pasur koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike, që përfshinë edhe Listën Serbe, partinë turke apo parti të minoriteteve. Mos harroni që në Gjilan, nënkryetar është përfaqësuesi i komunitetit turk. Nuk ka bashkëpunim me Listën Serbe, tendenca për të rikthyer rolin e Listës Serbe në Gjilan është vlerësim i rrezikshëm politik”, tha ai.