image Reagon Frashër Krasniqi: Aktivistët e PSD-së janë rrahur brutalisht për një aksion paqësor

Kosovë

Reagon Frashër Krasniqi: Aktivistët e PSD-së janë rrahur brutalisht për një aksion paqësor

news image

Anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për ta dërguar në paraburgim kreun e PSD’së, Dardan Molliqaj.

Krasniqi përmes një shkrimi Facebook ka thënë se aktivistët e PSD’së janë rrahur brutalisht për një aksion paqësor.

Ai ka shkruar se “Kushdo që guxon me i kritiku, arrestohet brutalisht e burgoset. Ky pra është kombinimi i rrezikshëm i autoritarizmit me oligarkinë e pabarazinë”

Shkrimi i tij i plotë:

DHUNË, NË MBROJTJE TË MONOPOLEVE

Pas dhunës së kryepolicit Xhelal Sveçla, prokuroria vendosë në paraburgim kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj.

Kur ju doli afera e keqpërdorimit, tentuan të mbrohen duke gënjyer. Kur gënjeshtra u doli shpejt, dhunës i erdhi radha. Aktivistët u arrestuan brutalisht, për një aksion politik krejtësisht paqësor.

Paralajmërim më të qartë nuk ka. Veç kush s’don me pa e me kuptu:

Paratë do t’ia marrin shumicës (sundim i ligjit e formalitet), për t’ia dhënë pakicës (monopole e përqendrim i pasurisë). Kushdo që guxon me i kritiku, arrestohet brutalisht e burgoset.

Ky pra është kombinimi i rrezikshëm i autoritarizmit me oligarkinë e pabarazinë.

#LiriPërDardanin

/GazetaSinjali/