image Reagon Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve për luanin që po mbahet ilegalisht në një resort në Gjilan - Sinjali

Reagon Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve për luanin që po mbahet ilegalisht në një resort në Gjilan

news image

Janë bërë më shumë se një vit që po mbahet luani në një resort në qytetin e Gjilanit. Kjo ngjarje ka ngritur shumë reagime gjithandej, ndërsa tashmë së fundmi, ka reaguar edhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, edhe pse është konstatuar se luani është kontrabanduar në Kosovë dhe është konfiskuar në fillim të këtij viti, luani vazhdon të qëndrojë i mbyllur në të njëjtin vend, peng i mosangazhimit të institucioneve.

“Organizata FOUR PAËS International ka ofruar strehim për luanin në një nga qendrat e saj të shpëtimit, mirëpo deri më tani Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk po i kryen detyrat e veta për të mundësuar transferimin e luanit, përkundër faktit që kemi tentuar disa herë të kontaktojmë direkt edhe Ministrin, z. Blerim Kuçi”, thuhet tutje në postimin e tyre në faqen zyrtare në Facebook..

Ky fondacion gjithashtu i ka bërë thirrje ministrit Kuçi dhe zyrtarëve të tjerë të Ministrisë, të angazhohen seriozisht në këtë çështje dhe luanit t’i mundësohet transferimi sa më shpejtë që është e mundur.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Sot bëhen 1 vit prej kur është zbuluar mbajtja ilegale e luanit në resortin “Maja e Zezë” në Gjilan.

Edhe pse është konstatuar se luani është kontrabanduar në Kosovë dhe është konfiskuar në fillim të këtij viti, luani vazhdon të qëndrojë i mbyllur në të njëjtin vend, peng i mosangazhimit të institucioneve.

Organizata FOUR PAËS International ka ofruar strehim për luanin në një nga qendrat e saj të shpëtimit, mirëpo deri më tani Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk po i kryen detyrat e veta për të mundësuar transferimin e luanit, përkundër faktit që kemi tentuar disa herë të kontaktojmë direkt edhe Ministrin, z. Blerim Kuçi.

Përmes këtij postimi, i bëjmë thirrje përsëri Ministrit Kuçi dhe zyrtarëve të tjerë të Ministrisë, të angazhohen seriozisht në këtë qështje dhe luanit t’i mundësohet transferimi sa më shpejtë që është e mundur.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin