image Reagon Erdoğan pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë

Evropë

Reagon Erdoğan pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin dhe vende të tjera, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tha se do të jetë afër qytetarëve të  tij në këtë kohë të vështirë .

“Jemi afër të gjithë qytetarëve, do bëjmë të pamundurën që t’i shpëtojmë ato”, tha Erdoğan.

Kurse, ministri i mjedisit, Murat Kurum shtoi se të gjitha ekipet janë nisur drejt zonës për të parë se si është situata.

Një tërmet i rëndë 6.6 ballësh ka goditur para pak minutash Turqinë dhe lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.

/Gazeta Sinjali/