image Reagon Erdogan pas kërkesës së talebanëve për menaxhimin e aeroportit të Kabulit nga turqit

Evropë

Reagon Erdogan pas kërkesës së talebanëve për menaxhimin e aeroportit të Kabulit nga turqit

news image

Turqia nuk ka marrë ende një vendim final për kërkesën e talebanëve për menaxhimin e aeroportit të Kabulit pas largimit të forcave të huaja nga Afganistani.

Presidenti, Rexhep Tajip Erdogan, konfirmoi se bisedimet janë ende në zhvillim e sipër.

“Në fakt, talebanët kanë bërë një kërkesë sa i përket operimit të aeroportit të Kabulit. Ajo kërkesë na është paraqitur neve”, tha Erdogan.

“Ata na thonë, ‘do të garantojmë sigurinë dhe ju mund ta menaxhoni atë’. Por, nuk kemi marrë ende një vendim”, u shpreh ai.

Tutje ai tha se “Atje ekziston gjithmonë rreziku për vdekje. Tani, në ngjarjet e fundit, shumë persona humbën jetën. Nëse emri ynë është i përfshirë atje, ata do të thonë ‘Turqia është atje’ ose ‘ata po menaxhojnë ushtrinë apo civilët në aeroport dhe shumë persona vdiqën pavarësisht kësaj’”.

“Nëse ne përballemi me këtë, nuk mund ta shpjegojmë, prandaj nuk kemi ende një vendim”, u shpreh Erdogan.

/GazetaSinjali/