image Reagon edhe tifo-grupi "Skifterat": Distancohemi nga ky akt i shëmtuar, nuk e kemi traditë të sulmojmë lojtarë

Futboll

Reagon edhe tifo-grupi “Skifterat”: Distancohemi nga ky akt i shëmtuar, nuk e kemi traditë të sulmojmë lojtarë

news image

Derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit u mbyll me incident në stadiumin e Gjilanit, shkruan Sinjali Sport.

Portieri i Ballkanit u sulmua nga disa tifozë gjilanas, teksa skuadra vendase po festonte golin e barazimit.

Pas këtij incidenti, kanë reaguar edhe vetë tifozëria e Gjilanit e njohur si “Skifterat”.

“Skifterat” kanë deklaruar se kryesia e tyre ka vizituar në ambientet spitalore Stivi Frashërin për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetsore dhe për të shprehur keqardhje për ndodhinë.

“Skifterat” gjithashtu kanë theksuar se distancohen publikisht nga ky akt i shëmtuar pasi sipas tyre kjo nuk është në traditën e tyre, që të sulmojnë lojtarë të futbollit.

Postimi i plotë i tyre:

/GazetaSinjaliSport/