Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, iu është bashkuar figurave të shumta publike, që kanë reaguar pas rastit tronditës të dhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë.
Lipa, ka bërë një postim në InstaStory duke publikuar një fotografi nga protesta me pankartat që jepnin mesazhe kundër abuzimeve seksuale.
Ngjarja e rëndë e ndodhur me 28 gusht ka tronditur opinionin publik, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre me protesta edhe në kryeqytetin e Kosovës edhe në atë të Shqipërisë.
Ndërkohë, të famshmit shqiptarë që ndërtojnë karrierë jashtë vendit të tyre, po ashtu kanë dalë në mbrojtje të vajzave dhe grave.
Kjo është fotoja e shpërndarë në story-n e Dua Lipës.