image Reagon edhe Blinken: Jam i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës

Politikë

Reagon edhe Blinken: Jam i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës

news image

Numri tre i administratës amerikane, Antony Blinken është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, e cila ka refuzuar t’i respektojë kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për të shtyrë për 10 muaj zbatimin e vendimit për targat.

Blinken i ka thënë se Kosova ka të drejtë që ta implementojë vendimin nën Marrëveshjen e Brukselit, por se kërkesa që të shtyhet afati, u refuzua nga kryeministri Kurti.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë sekretari amerikan.

Tutje sipas mediumit në fjalë, Blinken ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që urgjentisht të punojnë për arritjen e një marrëveshje, me qendër njohjen reciproke.

“Është e rëndësishme që të dyja palët të reduktojnë retorikën nxitëse dhe të ndërmarrin veprime që tregojnë përkushtimin e tyre për një bashkëpunim konstruktiv që të sigurohet një e ardhshme stabile për rajonin”, ka thënë ai./The Pavlovic Today/

/GazetaSinjali/