image Reagon Drenica: Drejtuesit e klubit kanë shlyer obligimet ndaj futbollistëve për muajin mars

Futboll

Futboll/ Reagon Drenica: Drejtuesit e klubit kanë shlyer obligimet ndaj futbollistëve për muajin mars

news image

Gjatë ditës së djeshme në media qarkulloj lajmi se klubi i Drenicës nuk i ka kryer pagesat ndaj lojtarëve të saj.

Por, gjatë ditës së sotshme, Drenica ka reaguar duke thënë se ato lajme nuk janë të vërteta dhe se drejtuesit e klubit kanë shlyer obligimet ndaj futbollistëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Ata kanë treguar që pagesat për muajin mars janë bërë me 50% zbbritje për shkak të vështirësive financiare.

Më poshtë keni reagimin e plotë të Drenicës:

REAGIM

Skenderaj – 06.05.2020

KF Drenica , reagon ndaj raportimeve të fundit në media që kinse Drenica nuk ka paguar futbollistët për muajin Mars 2020.

Deshirojmë të sqarojmë mediat, opinionin publik dhe gjithë dashamirët e Klubit Futbollistik ‘Drenica’, që drejtuesit e klubit kanë shlyer obligimet ndaj futbollistëve për Muajin Mars 2020. Pagesat për muajin Mars kanë qenë me 50% të pagës, për shkak të vështirësive financiare të shkaktuara nga pandemia Covid -19.

Andaj , klubi është në përgatitje e sipër për të bërë pagesat për muajin Prill 2020. Ndërkohë, potencojmë që klubi është i përkushtuar t’ua kryej obligimet lojtarëve dhe stafit me kohë dhe korrektësi, mirëpo në anën tjetër edhe lojtarët dhe stafi, duhet të mirekuptojnë vështirësitë financiare që po has jo vetëm klubi ynë, por shumë klube në Kosovë e me gjerë, për shkak të pandemisë e cila e ka kapluar vendin.

Ju bëjmë thirrje mediave që të marrin prononcimet e nevojshme nga drejtuesit e klubit para se të lansojnë lajmet në lidhje me KF Drenica. Drejtuesit e klubit gjithmonë do të jenë të hapur për të bashkëpunuar me mediat në informimin e opinionit publik.

Me Respekt,
KF Drenica

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1208627656147326&id=141509402859162&__xts__[0]=68.ARCbHwP3fahLKBJZSinxUKX0pHIj6q_TtQ0yXWN18-yiAEegnmsV7KG63vEZtWiNjCxb9EmmVsQ8RfCseTZlr670aYMbId2UXD0pN-8tZ3B-k3mVmTVK4ukZ7VtmlxablygrkTd7ZWA3RBqfjm4J2rTIZwCI6CneX4SW4H_4U-TU4MzcoSpBVjZM2q5QB55rkgrpwSrztqveY5RJ0exH_2dx8nNiIk5g6AzCobiTlvEAbi6BGecY4BFjFqZJcB0FG66OowDQI1NmA1wcpMZ2Epqw7ACXISCmFU8EyMBtNZUQTg6bkG7lanSSv2PdEt6WpmhydwyHTHcNKeO-6jJ1xA&__tn__=-R