Ish-konkurrenti i Përputhen, Beart Rexhepi, u bë kryefjala e javës duke i bërë lëmsh ndjekësit e tij për fotot e hedhura në Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai së fundmi postoi në InstaStory vajzën me të cilën po shijonte pushimet buzë detit, e që Gazeta Sinjali para disa ditëve mësoi se vajza quhej Juliana, një emër jo i njohur për publikun.
Ajo së fundmi ka reaguar ndaj lajmeve dhe aludimeve se kishte një lidhje me Beartin, duke thënë kështu se janë vetëm miq.
“Një reagim i vogël për lajmin që u bë viral: Unë i trajtoj miqtë në mënyrë të barabartë pavarësisht se nga vijnë dhe sa të famshëm janë. Unë i lë të më përmendin në Instagram dhe ja ku jemi. Nuk jam në lidhje me Beartin. Ai është shoku im dhe kur të kem një të dashur do ta publikoj me shumë nder”, sqaron Juliana. /Gazeta Sinjali/