image Reagon ambasadorja Kim pas marrëveshjes Shqipëri-Kosovë për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike - Sinjali

Reagon ambasadorja Kim pas marrëveshjes Shqipëri-Kosovë për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike

news image

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunimin e tregjeve të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se ky bashkëpunim është i barabartë me fuqi më të madhe negociuese dhe e barabartë me çmime më të ulëta dhe më pak ndërprerje energjie.

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen për të bashkuar tregjet e energjisë elektrike. “Bashkim” = fuqi më e madhe negociuese = çmime më të ulëta dhe më pak ndërprerje energjie. Si pjesë e mbështetjes së SHBA për sigurinë energjetike dhe integrimin rajonal, USAID do të punojë me Shqipërinë dhe Kosovën për të krijuar shkëmbimin e forcave dhe për të lëvizur energjinë elektrike”, shkruan ambasadorja Kim.

Dy ditë më parë kryetarët e Enteve Rregullatore ERE, ZRRE, si dhe Administratorët e të dy Operatorëve të Sistemit të Transmetimit OST dhe KOSTT, nënshkruan në Tiranë marrëveshjen mbi bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike Shqipëri dhe Kosovë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin